Humb jetën në moshën 32-vjeçare sulmuesi japonez

Ndahet nga jeta në moshën 32-vjeçare, sulmuesi japonez Masato Kudo. Ky i fundit humbi jetën në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë, pas një problemi shëndetësor.

Lajmin e dha vetë klubi i Kudos, Tegevajaro Miyazaki, që militon në ligën e tretë japoneze. Kudo ka luajtur 4 ndeshje me Japoninë dhe ka fituar edhe një titull kampion në vitin 2011.

Gjithashtu sulmuesi numëron një eksperiencë në MLS me kanadezët e Vancouver dhe një tjetër ne Australi me Brisbane Roar.

Lexo me shume