Humbi shikimin në njërin sy, veshin dhe gishtat e dorës, historia e shqiptarit që mban 6 fëmijët duke riparuar kasetofona

Jeta nuk ka qenë aspak e lehtë për Marjan Gjugjën. Kur ishte vetëm katër vjeç humbi syrin e majtë dhe dëmtoi gishtërinjtë e duarve për shkak të një bombe. Më vonë, ai humbi dëgjimin në njërin vesh pas dhunës barbare të ushtruar nga serbët. Megjithatë, këto probleme s’e kanë penguar të bëjnë atë që do.

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, Marjani tregoi se u sulmua nga serbët pasi menduan se ishte pjesë e UÇK-së. “Veshin e kam humbur nga forcat serbe, na kanë rrahur në mënyrë barbare. Kur më kanë dalë në fund të 97-ës për gishtat që mi kanë parë këputur dhe kanë menduar se jam me UÇK-në.

Menduam se isha ushtar dhe jam lënduar në Drenicë. Isha person me aftësi të kufizuara dhe nuk isha pjesë e UÇK-së. Kam përjetuar traumë. Kam qenë menjëherë pas luftës në Shqipëri për trajtim mjekësor.”, theksoi Marjani. Mes sakrificash, ai arrin t’i mbajë 6 fëmijët e tij duke riparuar pajisje elektronike.

Ai tregoi se kryesisht merret me riparimin e kasetofonave por bën gjithashtu dhe punë të tjera bujqësie. “Më pengojnë shumë duart dhe sidomos syri. Kisha një fatkeqësi në nëntr, pasi jam rrëzuar prej 7 metrash duke punuar dhe kam dëmtuar supin. Kam dëmtuar 4 ligamente.”, u shpreh mes te tjerash ai. /abcnews.al

Lexo me shume