Hummer-i përplas Smart-in në Sarandë, dy të plàgosur_6642374526183.jpeg

Hummer-i përplas Smart-in në Sarandë, dy të plàgosur

Një aksident rrugor është shënuar para pak minutash në aksin Sarandë-Delvinë. Nga përplasja e dy makinave, njëri prej tyre ka përfunduar në kanal.
Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Ata janë Birbil Islami 42 vjec dhe Vendim Tozo 47 vjec. Mësohet se janë përplasur kokë më kokë makina tip “Smart” me makinën tip “Hummer” me targa AB 112 IV. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Burimi