Hysajn e ndal VAR, Immobile i merr fronin Inzaghi-t. Mourinho “harron” Kumbullën

Lazio e kthen në një rebus të madh Grupin F ku të katër ekipet ndodhen në kuotën e 5 pikë. Kryeqytetasit nuk arritën të thyenin Strum Graz duke dalë me një pikë pas barazimit 2-2. Ciro Immobile realizoi golin e parë në minutën e 45-të duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky ishte goli i tij i 21-të në Evropë, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të Lazio-s në jashtë Italisë, i merr vendin e parë trajnerit të Inter, Simone Inzaghi. Lazio nuk festoi shumë pasi ende pa u mbyllur pjesa e parë, Lazzari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lenë ekipin me 10-të lojtarë.

Me fillimin e pjesës së dytë Boving barazoi shifrat përpara se Pedro të kalonte edhe një herë Lazion në avantazh në minutën e 71-të. Boving iu përgjigj sërish në minutën e 83-të duke i dhuruar Strum Graz një pikë. Titullar dhe 90 minuta në fushë ishte dhe Elesid Hysaj, realizoi edhe një gol të bukur, por gjyqtari i takimit e anuloi për pozicion jashtë loje, nota 6 për Hysaj.

Hysaj
Hysaj

Nuk bëri më mirë as Roma në xhiron e katërt në fazën e grupeve. Ekipi i Jose Mourinhos u ndal në një barazim 1-1 në transfertë përballë Betis. Sergio Canales dhe Belotti ishin autorët e golave. Marash Kumbulla, edhe pse i rikuperuar plotësisht, nuk u grumbullua në këtë sfidë nga tekniku portugez. Pas 4 ndeshjeve, Roma ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 4 pikëve, i duhet 2 fitore në 2 ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin.
(BalkanWeb)

Lexo me shume