I arrestuar me urdhër të SPAK për planifikimin e një atentati, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën ndaj Kep Arapit_66425bbb352bd.jpeg

I arrestuar me urdhër të SPAK për planifikimin e një atentati, Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën ndaj Kep Arapit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për masën e arrestit ndaj Rexhep Rapit i njohur ndryshe si Kep Arapi.Ai kishte depozituar një kërkesë në Gjykatë duke kërkuar zbutje të masës së sigurisë për arsye shëndetësore.60-vjeçari është i dënuar me 7 vjet burg për organizimin e emigracionit të paligjshëm.Ai gjithashtu, u arrestua pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc, për planifikimin e vrasjes së shtetasit Xhevdet Plaku, atentat i planifikuar të realizohej më datë 17 shtator 2019, në Durrës, kur ai ishte shoqëruar na komisariat nga oficeri i policisë Dedan Gjoni, me pretendimin se përdorte makinë të blinduar.SPAK thotë se Rexhep Rapi i njohur si Kep Arapi, nipi i tij, Algert Rapi, Dejvi Gjermëni, i njohur edhe me emrat Elton dhe Sako Gjermëni, si dhe oficeri i policisë Dedan Gjoni, krijuan kushtet për vrasjen e Plakut, për motive hakmarrje.Kush është Xhevdet Plaku, dhe përse Kep Arapi e kishte halë në sy dhe kërkonte me insistim ekzekutimin e tij?Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, 51-vjeçari ka një histori të pasur të lidhur me krimin në kohë të ndryshme. I njohur me nofkën ‘Akili’ por edhe shumë të tjera, të cilat i ka vënë në përdorim sa herë ia ka lypur nevoja, ai thuhet se ishte drejtuesi i një grupi kriminal shqiptar me bazë në Itali që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, nga Holanda dhe Belgjika, bandë e cila thuhet se i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë. Cilësi e cila dallonte edhe emërtimet ku kokaina më e pastër ishte ‘Hermes’ dhe më pas ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls royce’ dhe ‘Play Boy’.Por për t’iu kthyer përplasjes së tij me Kep Arapin, me vend është të ndalemi te vrasja e vëllait të tij, Sali Rapi, në vitin 2000, vrasje që thuhet se Xhevdet Plaku e kreu bashkë me një person tjetër.Sipas të përditshmeve të kohës në Itali, ekzekutimi i Sali Rapit ndodhi më 10 qershor 2000 në qytezën Borghetto. I akuzuari kryesor për këtë krim, sipas Gjykatës së Savonës, ishte Adrian Besnik Plaku, i njohur si ‘Niko’, në atë kohë 36 vjeç, i cili duke shfrytëzuar mungesën e një njoftimi, kish mundur fillimisht tia hidhte drejtësisë. Ndërsa i akuzuari i dytë ishte 28-vjeçari, Xhevdet Plaku, i njohur me shkurtimin ‘Deti’ i cili edhe ky duke shfrytëzuar këtë burokraci, kishte mundur të arratisej.Sipas akuzës, ‘Deti’, së bashku me Adrian Plakun, kishin vrarë Sali Rapin, duke i ngritur atij një pusi dhe duke e qëlluar me dy të shtëna në kokë. Përplasje me armë gjatë të cilës mbeti i plagosur rëndë edhe Alfred Hasa, ku hetuesit kishin dyshimet e tyre se vrasja ndodhi si pasojë e mosmarrëveshjeve midis ‘bandave’ për atë që njihet si kontrolli i tregut të prostitucionit në rrugë përgjatë Aurelias. Por edhe pse ishte ekstraduar nga Shqipëria në drejtim të Italisë për të vuajtur dënimin për vrasjen e Sali Rapit, në vitin 2003 një gabim i pafalshëm i gjykatës së Gjenovës, e nxorri edhe njëherë në liri të parakohshme Xhevdet Plakun, kjo falë një gabimi burokratik.“Ai ishte ekstraduar nga Shqipëria për shkak se ishte përgjegjës për vrasjen e një bashkatdhetari në vitin 2000 në Borghetto Santo Spirito. Por që nga e premtja, Xhevdet Plaku, 33 vjeç, është sërish i lirë, për shkak të një gabimi të organeve të drejtësisë. Në fakt, gjyqtarët gjenovezë të Gjykatës Shqyrtuese nuk i morën në kohë dokumentet e gjykimit nga Gjykata e Asisses, e cila kishte lëshuar urdhrin për masën e sigurisë në burg dhe nuk u mbeti gjë tjetër veçse të urdhëronin lirimin e tij. Kështu i huaji u largua nga burgu Sant’Agostino të premten pak pas orës 15:00, me rreth 280 euro në xhep dhe që atëherë është zhdukur. Pra kërkesa për arrestim e zv.prokurorit Danilo Cecarelli për atë krim brutal të 11 qershorit ku mbeti i vrarë me dy të shtëna në kokë 32-vjeçari Sali Rapi, rezultoi i padobishëm.Por vrasja e Sali Rapit në Itali në vitin 2000, nuk është e vetmja që i atribuohet Xhevdet Plakut. Mbrëmjen e 24 qershorit të vitit 2003, ai thuhet se ka vrarë me armë zjarri në fshatin Sinë të Durrësit, në derën e banesës së tij, në sy të të vëllait dhe të një personi që e shoqëronte, shtetasin Saimir Sina. E gjithë zanafilla e përplasjes së dy miqve që më pas u kthyen në armiq, lindi pasi gjatë kohës që Xhevdet Plaku ndodhej në Itali, Saimir Sina i kishte mashtruar të dashurën, duke i thënë se do ta çonte te ai dhe e kishte shfrytëzuar për qëllime prostitucioni”, shkruajnë mediat italiane.“I pandehuri Xhevdet Plaku dhe i ndjeri Saimir Sina janë banorë të Lagjes nr.15, Spitallë, Durrës dhe kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin. Meqenëse i pandehuri Xhevdet Plaku ka qenë emigrant në Itali dhe i ndjeri Saimir Sina ishte në dijeni të faktit se ai kishte të dashur shtetasen Nertila K, duke përfituar dhe nga njohja personale me Nertilën, ai i ka propozuar asaj për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për t’u bashkuar me të dashurin e saj.360grade.al

Burimi