I biri vrau efektivin e policisë në sy të saj, nëna e 23-vjeçarit: Kam dëgjuar një të shtënë arme…_66433ca17723e.jpeg

I biri vrau efektivin e policisë në sy të saj, nëna e 23-vjeçarit: Kam dëgjuar një të shtënë arme…

Ajete Mërnica, nëna e 23-vjeçarit Azgan Mërnica ka rrëfyer se si i biri vrau me armë zjarri në sy të saj efektivin, Novruz Cenaliaj.Në dëshminë e dhënë për hetuesit, ajo është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.
Ajete Mërnica ka deklaruar se i biri zbriti nga makina dhe nisi të konfliktohej me policin, Novruz Cenaliaj.
“Aty kam dëgjuar një të shtënë arme”, ka deklaruar nëna e 23-vjeçarit.Më pas, ajo rrëfeu se djali i saj u rikthye sërish në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së vëllai të saj, shkruan Panorama.al.
“Djali iku me vrap pa më thënë se ku do shkonte”, përfundoi gruaja dëshminë.
Policia e Fierit ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe disa të rinj, të cilët kanë dëshmua para hetuesve dinamikën e krimit.