I cilësuar si kreu i një bande, 11 vjeçari akuzohet për 80 krime

Një djalë 11-vjeçar është cilësuar si udhëheqësi i një bande krimi në Blackpool. Deputeti anglez, konservatori Scott Benton dha deklaratën teksa ngriti shqetësimet për një ‘bandë adoleshentësh’ që kanë kryer qindra shkelje në një zonë të qytetit bregdetar Lancashire gjatë javëve të fundit, sipas Daily Mail.

Banorët në zonën Talbot dhe Brunswick të Blackpool janë të shqetësuar, me qindra krime të ndryshme të kryera nga një bandë adoleshentësh.  Kryetari i grupit është një djalë 11-vjeçar, i cili ka qenë përgjegjës për mbi 80 vepra të ndryshme, duke përfshirë sulmin ndaj një oficereje policie.

Pretendimet e Penny Benton vijnë një ditë pasi Policia e Lancashire njoftoi se kishte arrestuar tre fëmijë kundër bandave të drogës. Dihet se grupet kriminale detyrojnë fëmijët dhe të rinjtë e pambrojtur të transportojnë lëndë narkotike në qytete dhe zona rurale.

Detektivët sekuestruan gjithashtu para e armë, ndërkohë policia vazhdon hetimet.

/abcnews.al

Lexo me shume