I dashuri i drejtohet publikisht Dua Lipës: Ti gjithmonë ke qenë e mrekullueshme

Disa javë më parë, nisën thashethemet që këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe drejtuesi i talk show-t, Trevor Noah, janë në një lidhje. Gjithçka nisi pas një darke intime në New York City.

Dailymail zbuloi ekskluzivisht detaje mbi takimin e tyre në atë kohë, ku çifti u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar në Miss Lily’s, një restorant xhamajkan.

“Ti ke qenë gjithmonë me të vërtetë e mrekullueshme dhe e këndshme”, tha Trevor për Duan në podkastin e saj.

Ai foli edhe për paraqitjen e Duas në vitin 2018 në finalen e UEFA Champions League.

“Më kujtohet se njerëzit thonin: Kush dreqin është ajo? Dhe unë thash: Është Dua Lipa, kjo është Dua Lipa. Dhe tani nuk ka njeri në botë që nuk ju njeh”, shtoi Trevor.

Paraqitja e tij në podkastin e saj vjen disa javë pasi yjet ndezën thashethemet për lidhje pasi u takuan në NYC./abcnews.al

Lexo me shume