I dënuar me 11 vite e 5 muaj burg në Itali, vihet në pranga 50-vjeçari me dy emra

Një 50-vjeçar me dy emra I dënuar  me 11 vite e 5 muaj burg për vjedhje në Itali është arrestuar në Kurbin me qëllim ekstradimi.

Agron Paja ose Dashamir Paja është arrestuar gjatë operacionit policor të  koduar “Gjormi”, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjormi”, si rezultat i të cilit u kap në fshatin Gjormë, shtetasi A. (D).P. 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë.

Këtë shtetas, Gjykata e Imperias / Itali, me vendim penal në vitin 2013, e ka dënuar me 11 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Kodi Penal italian.
Arrestimi i tij, u bë i përkohshëm me qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku vijojnë procedurat nga Interpol Tirana”, sipas policisë.
Materialet procedurale të arrestimit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top ChannelLexo me shume