I dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar në Pogradec, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi është dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.  

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Agimi”.
Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Taulant Agushi, banues në fshatin Starovë, Pogradec“, njofton policia.

Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Top ChannelLexo me shume