I grabitën para shtetasit të huaj në Sarandë, arrestohen 3 të rinj

Tre të rinj kanë në prangat e policisë në Sarandë, pasi i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash një shtetasi të huaj nga Afganistani.

Të arrestuarit janë . Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

– K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al./

Lexo me shume