I kërkoi të luante me klarinetë, djali që mahniti Ramën flet për momentin që u bë viral

Rozart Ura u bë viral në rrjete sociale pas një situate me kryeministrin Edi Rama. Ai mori pjesë në një takim me të rinjtë në Elbasan, ku kreu i qeverisë i kërkoi të interpretonte diçka me klarinetë. Në video, Rama vë re se ai ka një klarinetë ndërsa më pas i kërkon që të luajë një muzikë aty.

“Çohuni në këmbë. Bravo”, i thotë Rama ndërsa të tjerët duartrokasin. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi se kishte shkuar aty rastësisht dhe se e kishte marrë klarinetën sepse sapo kishte dalë nga mësimi. “Nuk e prisja. Isha rastësisht në takim sepse ne jemi me Këshillin Rinor.

Ishte një rastësi. Mbaruam mësimin dhe shkova me një shokun tim atje.”, tha Rozarti. Bashkë me djemtë e grupit të tij, ata rrëfyen në studio se si janë bërë bashkë. Ata rrëfyen se përpos muzikës popullore që studiojnë në shkollë, luajnë dhe këngë të tjera që njihen nga masa. /abcnews.al

Lexo me shume