I kujtojnë sulmet ndaj njëri tjetrit/ Sa e moralshme është marrëveshja e 14 majit? Ja si përgjigjen Berisha e Meta

Meta:  Është shumë e ndershme, shumë më e ndershme se sa marrëveshja e natës së 17 majit që ende vazhdon sot për të minuar demokracinë në Shqipëri dhe për të mbajtur të nënshtruar qytetarët.
Berisha: Se çfarë thoshte deputeti Basha i mori me vete të gjitha. Unë miqësisht u sygjeroj që mos i nxrrini nga arkiva se nuk shërbejnë. E vërteta është që edhe një herë sa herë ta komentosh këtë marrëveshje do gjesh se është marrëveshje e groposjes politikisht të një njeriu që shok për negativitete ka vetëm veten që kur është qeverisur Tirana për herë të parë nga Edi Rama e deri sot. Duhet ta shihni me shpresë e besim si marrëveshjen e ndryshimeve që presin shqiptarët. Në politikë nuk ka interesa personale, por politike të përgjithshme. Ata që udhëhiqen nga interesa personale gabojnë. Interesi I përgjithshëm i kësaj marrëveshje është i jashtëzakonshëm.

 
 

Top ChannelLexo me shume