I martuar vetëm para një muaji/ Fati tragjik i policit të “Shqiponjave” që u vra vetëm për “një fjalë goje”_6643814dc7a47.jpeg

I martuar vetëm para një muaji/ Fati tragjik i policit të “Shqiponjave” që u vra vetëm për “një fjalë goje”

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit.
I riu, sipas burimeve, kishte vetëm një muaj që ishte martuar, ndërsa sot ndërroi jetë, pasi u qëllua me armë zjarri nga 23-vjeçari Azgan Mernica.
Norvuz Cenalia ishte jashtë shërbimi në kohën që u qëllua, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi po shkonte për të marrë shërbimin. Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ndodhi për një konflikt të çastit.
Autori është shpallur në kërkim, ndërsa kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shpërblimin 30 000 euro.

Burimi