I refuzuan ftesën, Rama u përgjigjet anëtarëve të EPP/EDC: S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas refuzimit të ftesës nga disa anëtarë të EPP/EDC, pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, në lidhje me rishikimin e raportit të Dick Marty.

Në deklaratën e tyre anëtarët e EPP/EDC u shprehen se nuk marrin pjesë në darkë pasi u ndien të fyer nga deklarata e bëra nga kryeministri Edi Rama.

Në reagimin e sotëm të kryeminsitrit thuhet se nuk ke si ndjehesh mirë kur dëgjon histori horrori dhe sajesash për trafik organesh.

Ndërkohë ai u është përgjigjur edhe deklaratave të bëra nga përfaqësuesit e opozitës në Shqipëri, duke theksuar se e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra.

Postimi i Ramës:

Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!

Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë  e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri.

Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeMeBojë

/Abcnews.al/

 

Lexo me shume