“I rrasën brenda kryebashkiakun apo drejtorin…”/ Edi Rama: Kush flirton me armikun korrupsion, nuk është i yni!_6639f5a71b620.jpeg

“I rrasën brenda kryebashkiakun apo drejtorin…”/ Edi Rama: Kush flirton me armikun korrupsion, nuk është i yni!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën para kabinetit dhe gruput parlamentar, ku pas 11 viteve në qeveri, i shpalli luftë korrupsionit dhe tha se PS dhe ai nuk do të mbrojnë askënd që ka punë me drejtësinë, përfshirë këtu ministra apo kryebashkiakë. 
“Kush flirton me armikun korrupsion dhe tradhton anëtarët dhe qytetarët, nuk është i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Ashtu siç kushdo në administratë i zgjedhur si drejtues, fut duart në buxhet, nuk është me ne dhe nuk mund të kërkojë asgjë nga ne veç përbuzjes. Çdo anëtar i kësaj familjeje që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë si çdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit kurrizet.
Kur të zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por lajm i mirë është që kemi një parazit me pak.Jo jo! S’është as i ynë dhe i askujt. I dëgjoj patjetër edhe kur bërtasin me të madhe; hajdutët e Edi Ramës dhe nuk pushojnë.
Ia kapën atë ministër, atë ministre, I rrasën brenda atë kryebashkiak, apo atë drejtor. Një tam-tam politik. Përgjegjësi e partisë, farefisit është përgjegjësi kolektive, por në këtë shtet mbajmë fajësimin për kokën tonë, jo të të tjerëve”, tha ndër të tjera Rama.  

Burimi