I rregullon të gjithë në Për’puthen, por vetë është e lidhur? Olsa Muhameti rrëfehet në Më lër të flas

Olsa Muhameti e ftuara e parë për këtë të premte në “Më lër të flas” në një rrëfim pa filtra foli edhe për jetën e saj private.

Ajo shpreh se beson në dashuri por aktualisht nuk është e lidhur. Olsa tha se ka pasur një lidhje të gjatë  në jetën e saj, por që tani nuk është më me të.
Romeo: Ti vetë a beson në dashuri?

Olsa: Po.
Donaldi: A je e lidhur ti që beson në dashuri?
Olsa: Jo.
Donald: Po si një njeri që beson në dashuri…
Romeo: Ti je si kupidi.
Olsa: Unë besoj shumë në dashuri por nga ana tjetër besoj që dashuria nuk mjafton. E di si ndodh, që djemtë  në disa raste meshkujt kompleksohen nga suksesi i gruas…
Donald: Kjo të ka ndodh?
Olsa: Deri diku, kërkojnë të ulin personin që kanë përballë dhe pastaj nisin problemet.
Donald: Po kush ka dashur të të uli ty?
Olsa: Mua nuk më ul dot njeri, thjesht mund të të ndodhi që t’i zhgënjehesh nga dikush dhe pasi je zhgënjyer vazhdon jetën tënde.
Donaldi: Ti vjen nga një marrëdhënie e gjatë 10 vite.
Olsa: Po një marrëdhënie e gjatë.

FOTO GALERI
1/9

Top ChannelLexo me shume