I vihet tritol banesës së policit rrugor në Lezhë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 02:00 në Lezhë. Mësohet se i është vënë eksploziv efektivit të policisë rrugore në Lezhë, Zef Kolës. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Manati në Lezhë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mësuar më shumë detaje. Autorët nuk dihen ende ndërsa do të jetë dëshmia e policit që do të zbardhë situatën.

Lexo me shume