Ibrahim Lici lëviz me pasaportë të falsifikuar,me identitetin e dikujt tjetër, dyshimet e autoriteteve turke për vendndodhjen e tij

Puna hetimore e autoriteteve për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali si edhe vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër i ka nxjerrë në dritë një të dhënë të rëndësishme.

I dyshuari kryesor për këto vrasje, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ibrahim Lici, lëviz me një pasaportë të falsifikuar me një identitet tjetër. Kjo e dhënë e marrë në rrugë operative është verifikuar dhe nxori në dritë që Ibrahim Lici ka udhëtuar drejt Turqisë më 24 korrik të vitit të kaluar nëpërmjet aeroportit të Stambollit Sabiha Gokçe dhe nuk rezulton të ketë lëvizur më nga ai shtet.
Kaq ka mjaftuar që Interpol Tirana të kërkojë bashkëpunimin me Interpol Ankaranë për të lokalizuar dhe arrestuar të shumë kërkuarin. Autoritetet turke kanë kërkuar paraqitjen e kërkesës për ekstradim me dokumente të plota që hetuesit kanë për rastin e Ibrahim Licit që më pas të vijojnë me procedurat.

Prej prillit të vitit 2019, Ibrahim Lici u shpall në kërkim për vrasjen e vëllezërve Astrit e Ibrahim Bilali në Shkodër, në mars të po atij viti. Ndërkohë, në maj të vitit, në Shkodër në zonën e livadheve u vra Endrit Mustafa, vrasje në të cilën i implikuar dyshohet se është dhe Ibrahim Lici.
Për arrestimin e tij, policia Shkodër dhe RENEA kanë kryer disa operacione, por kanë rezultuar të pasuksesshme.

Top ChannelLexo me shume