Ilir Meta: 14 maji, dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Në reagimin e tij, Meta shkruan: 

14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë. Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar. Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheqë Partinë e Lirisë drejt fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes.

Lexo me shume