Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike. Meta është takuar me kreun e PD, Sali Berisha.
Takimi u zhvillua në kuadër të negociatave për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
“Jemi një sintoi të plotë. Kryetari i ardhshëm i bashkisë, i opozitës së vërtetë dhe kryetari i ardhëm do të bëjë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj.
Në si Parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë, do t’i përfshimë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët duhet të respektojnë njëri-tjetrin, ndryshe do përjashtohen nga gara.
Nuk pasur asnjë diskutim për emrin që do jetë në Tiranë dhe kudo tjetër se ky është një proces që i takon primareve. Do të respektojmë kandidaturat.
I kam propozuar një emër për kryetar të këshillit bashkiak për Tiranën dhe ai e mirëpriti. Çdo të hënë do të ketë Këshill Bashkiak për të dëgjuar qytetarët. Nënë Liza do të të flasë aty. Do e shihni shumë shpejt.
Është super politikan“, tha Meta.
br> br>Lexo me shume