Indeksi i Sundimit të Ligjit 2022/ Shqipëria bën hapa pas, rrëshqet drejt autokracisë

Sipas organizatës ndërkombëtare të shoqërisë civile “World Justice Projetc”, Shqipëria ka rënë me tre vende në Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2022.

‘World Justice project’, e cila merr në analizë ecurinë në 140 vende të botës të disa prej aspekteve të rëndësishme të funskionimit të shtetit, në indeksin e publikuar e rendit Shqipërinë në vendin e 87, tre vende më poshtë se vitin e shkuar.
Renditja përcaktohet nga faktorë të rëndësishëm, të lidhura ngushtë me ligjin dhe të drejtën. Faktor i rëndësishëm “Mungesa e kompetencave të qeverisë”,ku përfshihet edhe liria e shtypit, vendi ynë renditet e 105 mes 140 vendeve.

Sa i përket mungesës së korrupsionit, Shqipëria renditet në vendin e 107, ndërkohë që një vit më parë renditej e 105-ta.
Në transparencën e qeverisë, Shqipëria ka bërë “2 “hapa” para, duke u renditur e 84 ndërkohë që një vit më parë ishte vendin e 82.
Treguesi tjetër, sesa i respekton shteti të drejtat sipas ligjeve kombëtare dhe konventave ndërkombëtare të njerëzve të tij, vendi ynë renditet 63 nga 62 në 2021.
Sa i përket faktorit tjetër të rëndësishëm, rendi dhe siguria, Shqipëria renditet në vendin e 50 nga i 47 që ishte një vit më parë.
Zbatimi i rregulloreve, Shqipëria zë vendin e 112 ndërkohë që në vitin 2021 ishte në vendin e 107.
Për drejtësinë civile, Shqipëria rendit në vendin e 98  teksa një vit më parë në vendin e 92, ndërsa për drejtësinë penale renditemi në vendin e 81, nga 82 që ishte në 2021.

FOTO GALERI
1/9

Mungesa e Korrupsionit

Top ChannelLexo me shume