Infermierët në Gjermani: Në Shqipëri na kanosnin me bukën e gojës
Kategoria: Sociale
Publikuar nga: X.Tafa
  Koha për lexim: 6 Minuta

Infermierët në Gjermani: Në Shqipëri na kanosnin me bukën e gojës

Rrëfimet e infermierëve të larguar në Gjermani. Diferencat në kushtet e punës, kontrata dhe pagat, krahasuar me vendin tonë. “Në Shqipëri na kërcënonin me bukën e gojës sa herë kishte zgjedhje. Paguanim nga xhepi për mjetet e punës”

Enida Vërça

Eksodi i infermierëve po kthehet në një fenomen me përmasa të jashtëzakonshme. Në 5 muajit e fundit kanë aplikuare për të ikur drejt Gjermanisë mbi 1271 infermierë, ndërkohë krahasuar me një vit më parë, numri ka qenë vetëm 900. Por me çfarë përballen këta infermierë në pjesën qendrore të Evropës? Si janë kushtet e punës aty? A e mendojnë më rikthimin në Shqipëri dhe sa mund të krahasohet ky vend me institucionet publike të shëndetësisë sonë? Saimir Bitri, prej 18 muajsh punon si infermier në pavijonin e kirurgjisë në një nga spitalet më të mira në Berlin, i renditur i katërti në botë, për shërbimin që ofron. Bitri rrëfen për “Shekulli”-n se është shpërngulur së bashku me bashkëshorten, pasi vendi i tyre nuk u dha asnjë mundësi, pavarësisht aftësive që kishin. “Zgjodha të largohesha nga Shqipëria pasi, çdo 2 vjet kur kishte zgjedhje qoftë vendore apo parlamentare, ne kishim një stres të paparë 3 muaj përpara zgjedhjeve dhe 3 muaj pas zgjedhjeve. Nuk dua as ta mendoj më atë situatë, kur vihej në lojë edhe buka e gojës. Arsyeja tjetër ishte sepse bashkëshortja ime ishte një studente e shkëlqyer dhe nuk mundi të gjente një vend pune. Pa më thoni ju, si mund të jetonim ne në Shqipëri me 31 mijë lek rrogë dhe me shtëpi me qira”, thotë ai.

Kushtet e punës

Saimiri thotë se fillimi ka qenë i vështirë sa i takon problemeve për të mësuar gjuhën dhe përshtatja në ambientet e punës. “Fillimi si për të gjithë ishte i vështirë. Probleme me gjuhën, tjetër ambient pune, tjetër mënyrë e të punuarit, por këtu na pritën shumë mirë. Kompania i kishte organizuar të gjitha që nga pritja në aeroport, akomodimi dhe integrimi në punë. Ne kishim një punonjës integrimi me të cilin mund të flisnim në çdo kohë për problemet dhe nevojat tona”, thotë ai. Më tej ndalet edhe te diferencat në ambiente e punës, mes dy vendeve. “Po ju them vetëm një fakt, unë në Shqipëri edhe dorashkat i blija vet. Po…po i blija vetë. Mos të flasim për periudhën e dimrit, punonim me xhupa veshur. Kurse këtu ku punoi unë të paktën, kushtet janë shumë të mira”, tregon ai.

Pagat

Ledion Hajdari, është një tjetër infermier i larguar nga vendi, vitin e fundit. Pas përfundimit të studimeve, Ledioni është marrë në mënyrë intensive, me gjuhën gjermane, duke e konkretizuar në fitimin e një kontrate pune në Potsdam, një qytet në afërsi të Berlinit. Për Ledionin shtysa më e madhe, që e detyroi të largohej nga vendi, pa punuar asnjë ditë në Shqipëri, ishte paga dhe standardet e punës. “Diferencat në paga janë shumë të mëdha. Mund të them me bindje se paga neto është pesë herë më e lartë se ajo në Shqipëri, minimalja, pasi nëse marrim një mesatare, është shumë herë më e lartë”, thotë ai. Një tjetër pikë në të cilën ndalet, Ledioni është edhe te mënyra se si trajtohen infermierët në këtë vend në ambientet e punës. “Në Gjermani mundem ta kërkoj të drejtën time më shumë se në Shqipëri. Trajtimi që i bëhet infermierit në këtë vend ka shumë ndryshime në pikëpamjen pozitive. Por a e shikoni ai rikthimin në Shqipëri, si mundësi? “Nuk ka me bukur sesa të ushtroj profesionin tim në vendin tim. Sigurisht që e kam menduar, por duke parë kushtet ku ndodhet sot Shqipëria, nuk e mendoj një rikthim të afërt. Por siç thashë sipër dëshira është që ta ushtroj në vendlindje. Normalisht në kushte më të mira pune në krahasim me kushtet që punojnë infermierët sot”, përfundoi ai.

Të punësuarit

Vala e largimit nuk ka prekur vetëm studentët e sapo diplomuar, apo ata persona të cilët nuk mund të sigurojnë një vend pune në Shqipëri. Largimi një orë më parë shihet edhe te ata persona të cilët kanë vite që punojnë në qendrat publike shëndetësore dhe kanë arritur të sistemojnë një jetë të mirë në Shqipëri. Pagat e ulëta dhe mos trajtimi me dinjitet i bluzave të bardha, i ka bënë ata që të shikojnë një tjetër mundësi, duke zgjedhur Gjermanin si alternativën më të mirë. I tillë është Kastrijot Haka, i cili prej 6 vitesh punon në Urgjencën e Spitalit Rajonal “Nënë Tereza”. Haka thotë për “Shekulli”-n se është duke ndjekur kursin e gjuhës gjermane dhe po shqyrton mundësit e ofruara për t’u larguar. “Jam duke e parë dhe studiuar si alternativë të mundshëm, pasi një pjesë e mirë e bashkëmoshatarëve dhe kolegëve të mi, jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Në Shqipëri, pagesat e këtij profesioni lënë shumë për të dëshiruar, lidhur kjo edhe masterit shkencor dhe kualifikimeve që kam. Nëse do të bënim një krahasim më vendet e BE-së, shumë akoma edhe më dobët”, deklaron ai.

Bum largimesh

Kreu i Shoqatës së Infermierëve, Elson Jaçaj thotë për “Shekulli”-n se deri në qershor të vitit 2018 janë larguar mbi 6500 infermierë, sipas një studimi që kemi bërë për këtë situatë, këto shifra janë pa llogaritur ata që janë akoma në kurse të gjuhës Gjermane e në pritje të firmosje së një kontrate pune. “Vjet (2018) ka pasur një bum të largimeve masive të Infermiereve drejt Gjermanisë, por ky vit ka më shumë për shkak se procedurat për vize pune nga Gjermani janë lehtësuar më shume. Në QSUT mund të jenë mbi 150 infermierë të ikur e ku mbi 200 janë në prag të pritjes së firmosje së një kontrate punë pasi kanë mbaruar kursin dhe mbrojtjen e gjuhës. Edhe vet spitalet që kanë nevojë për staf mjekësore po lehtësojnë shume procedurat për punë dhe po i stimulojnë infermierët në forma të ndryshme për ti joshur të punojnë tek ta”, deklaroi Jaçaj. Sipas tij, pagat dhe kushtet e punës, janë dy nga arsyet kryesore të cilat po nxisin largimin, duke mos pasur asnjë reagim nga institucionet.

Sigurimi i një kontrate pune në Gjermani

Teksa me mijëra infermierë janë larguar, duke gjetur kushte më të mira jetese dhe pune në Gjermani, me mijëra të tjetër janë në proces largimi. E tillë është edhe Erisa Vasku me një eksperiencë 5-vjeçare si infermiere në një qendër shëndetësore të Librazhdit. Ajo thotë për “Shekulli”-n se prej një viti, është larguar nga vendlindja, duke u transferuar në Tiranë, vetëm me një motiv, ndjekjen e kursit të gjuhës gjermane. Erisa thotë se përfitimi i një kontrate pune në këtë vend, do të thotë sigurimi i një të ardhme më të mirë dhe një jetese me kushte normale, që vendi ynë nuk mund t’i ofrojë. “Klinika Gjermane e cila më ka përzgjedhur në punë për të qenë pjesë e stafit të tyre, me ka ofruar një kontratë që realisht të siguron jetën. Kur firmosa kontratën pashë një vlerë të mirë monetare, një kontratë e cila më siguron kushte për të mbrojtur veten time dhe për dhe për të shërbyer në mënyrë të devotshme, po ashtu edhe strehimi, i cili është i domosdoshëm në këto rrethana largimi”, deklaron ajo. Për Erisën largimi nga vendi, nuk e bën të jetë entuziaste, por mënyra se si rrjedh jeta në këtë vend e ka lënë të ketë vetëm një zgjidhje, emigrimin. “Të tregohem e sinqertë nuk jam entuziaste që jam drejt largimit nga Shqipëria, sepse këtu kam gjithçka të bukur, por e vetmja arsye është mënyra e jetesës, keqqeverisja, të ardhurat kaq minimale, të cilat na bëjnë të mos mundemi të përballojmë jetën. Jam drejt ikjes për t’i ofruar djalit tim një jetë më të mirë, jo me kaq stërmundime. Këto janë arsyet që më detyrojnë mua dhe shumë të tjetër të ikim nga ky vend”, nënvizon ajo. Më tej thotë se infermieria, do të ishte e vetmja degë studimi që do t’i rikthej sërish për të studiuar për shkak të mundësive që të ofron dhe humaniteti që ky profesion ka. “Dëshira humane për të qenë pranë njerëzve në nevojë më bëri të zgjedh këtë degë studim. Nuk jam penduar asnjëherë në përzgjedhjen e profesionit, çdo ditë që punoja vazhdoja ta doja më shumë sepse është vërtet një profesion human. Në momente më kritike të jetës së dikujt, ti je aty duke i dhënë shpresë dhe kurajë. Është ndjenjë e papërshkrueshme”, thotë Erisa.

Qeveria britanike njoftoi sot se kishte marrë vendim për të shtyrë prezantimin e buxhetit, parashikuar më 6 nëntor, për shkak të kërkesës...
Dëshira për pushtet dhe influencë ka prekur dhe ‘njerëzit e Zotit’. Elvis Naçi imami i xhamisë së Urës së Tabakëve, i njohur tashmë...
Në aeroportin e Rinasit janë kthyer vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, azilkërkues në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur...
Tiranë Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Kombinati”,...
Tiranë Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Operacioni...
Tiranë Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga prioritetet e kontrollov policore për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ushtruar kontroll...
Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari,...
Pavarësisht premtimeve, kryeministri britanik Boris Johnson nuk ka vazhduar më tej me planet e tij për ulje masive të taksave mes paralajmërimeve...
Së fundmi, në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera të botës po zhvillohet një formë inovative e të bërit tregti. Janë të shumtë...
Tashmë të gjithë ato krime janë edhe përpara syve të botës. Edhe të shqiptarëve që në kohët që jetojmë e kanë luftën kundër...
Fermerët holandezë shkaktuan kaos të trafikut duke iu drejtuar qytetit të Hagës me traktorë të ngadaltë. Raportohet se protestuesit shkaktuan...
Janë sekuestruar nga policia e Athinës 1.8 milion euro të falsifikuara, në një dyqan që përdorej si fabrikë falsifikimi, raportojnë...
Dje një tjetër e mori çmimin NOBEL – për Letërsinë përsëri Ismail Kadare do të qëndrojë në pritje të çmimit Qarkullojnë...
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e një nëntorit 1931, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me...
Sopranoja Merita Sokoli … përshpëritjet nën zë korridoreve të radio-Tiranës, majin e vitit 1947. Po bastiseshin arkivat…...
Kompania e pagesave online PayPal njoftoi se po largohet nga Libra Association, entiteti që administron përpjekjet e drejtuara nga Facebook...
Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian i ka dërguar një dokument me një sërë pyetjesh Facebook dhe Libra Association, duke kërkuar sqarime...
Mark Zuckerberg hedh poshtë hipotezën e shitjes të Whatsapp dhe Instagram. Lajmin e bën me dije senatori republikan Josh Hawley, një nga...
Me shumë mundësi askush prej nesh nuk ka as më të voglën ide kur fqinji i një kati të mësipërm mund të ketë ndërruar tubat e tualetit,...
Rreth një të tretën e jetës e shpenzojmë duke fjetur ose duke u përpjekur të flemë. Dhe, studimet e fundit tregojnë se ka një lidhje...
Mezi po prisni që familja juaj të shtohet me një bebe? Atëherë sigurohuni të lexoni këtë artikull Më poshtë do të lexoni për disa...
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u bënë prindër të...
Jennifer Lopez mund të konsiderohet padyshim si një ndër artistet që ka sfiduar më së miri kohën. Ndonëse është 50 vjeçe, Jennifer...
Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj duket se i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me bashkëshortin Aleks. Sipas...
Duke pasur gjithmonë në mendje shprehjen “Kurrë mos vendosni mbi lëkurën tuaj diçka që nuk do e hanit” ne po ju japim disa këshilla...
Vajza, le ta pranojmë të gjitha tani: do të ishte ideale sikur cikli menstrual të na krijonte probleme vetëm në zonën e legenit! Do ishte...
Shumica e femrave me fillimin e ditëve të ftohta flokët e tyre vendosin t’i freskojnë me disa xhufka të ngrohta ose me ngjyrën tërësisht...
Ky titull më erdhi në faqen time të facebook , e lexova dhe autori nuk ishte i saktë në analizën e tij periferike , gjithmonë shqipëtarët...
Tetori nisi me ditën ndërkombëtare të të moshuarve, numri i të cilëve, si pasojë e procesit të plakjes së popullsisë po rritet me...
Rrëfimet e infermierëve të larguar në Gjermani. Diferencat në kushtet e punës, kontrata dhe pagat, krahasuar me vendin tonë. “Në Shqipëri...