Inflacioni/ Macron premton mbrojtje ndaj më të dobtëve 

Kreu i Elizesë është i hapur edhe për uljen e moshës së pensionit

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se qeveria do të mbrojë më të varfërit përballë krizës energjitike dhe rritjes së lartë të kostos së jetesës. Kreu i Elizesë në një intervistë për France 2 u shpreh se do të mbështeste bizneset e vogla të goditura nga rritja e çmimeve të energjisë. 

“Ne po kalojmë këtë krizë dhe në thelb ne duhet ta kalojmë këtë stuhi, kjo është gjëja e parë. Kemi kaluar kriza të tjera  si COVID. Për të kaluar këtë stuhi, ne duhet të mbrojmë më të dobëtit, studentët tanë, familjet më të varfra, bizneset tona por edhe industrinë tonë. Pra, duhet të mbajmë edhe kursin tonë për të pasur një Francë më të fortë dhe më të drejtë.”

Ai bëri të ditur se masat e vendosura nga fundi i vitit 2021 për të kontrolluar rritjen e çmimeve të energjisë, i kanë mundësuar Francës të mbajë përqindjen e inflacionit në nivele më të ulëta se fqinjët e saj. Çmimet e gazit dhe energjisë elektrike pritet të rriten me 15% në fillim të 2023.

Nga Janari, ndihma sipas Macron do të jepet për të gjithë ata që ka më shumë nevojë dhe qeveria do të garantojë gjithashtu një çmim të arsyeshëm të energjisë elektrike për familjet si dhe për  ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Gjatë intervistës nuk u la pas edhe çështja e pensioneve, një pikë kyçe në platformën zgjedhore të Macron kur ai erdhi për herë të parë në pushtet në 2017. Por propozimet e tij fillestare shkaktuan pakënaqësi tek sindikatat të cilat nxitën protestat e famshme të JelekVerdhëve. Kundërshtimi ndaj reformës mbetet i fortë midis kundërshtarëve politikë të Macron dhe sindikatave.

Presidenti u deklarua  i hapur  për shtyrjen e  moshës ligjore të pensionit në 64 vjeç dhe jo në 65, siç kishte premtuar gjatë fushatës presidenciale. Partia e tij politike, e cila nuk ka më një shumicë qeverisëse në parlament, është gjithashtu e ndarë për këtë çështje.

Klan News

Lexo me shume