“Instagrami” nisja e masakrës me 3 të vrarë në Klos, eksperti i IT: Shumica e problemeve lindin nga rrjetet sociale

Duke iu referuar dhe rastit të masakrës më të fundit në Klos, ekspertët e teknologjisë së informacionit shprehen që ka mënyra sesi prindërit mund të kontrollojnë aktivitetin në internet të fëmijëve të tyre, por mjeti më i rëndësishëm është komunikimi prind- fëmijë.

Në një lidhje direkte me ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, eksperti i Teknologjisë së Informacionit Said Duleviç, u shpreh që ‘është shumë e vështirë që të kontrollosh një fëmijë sot, dhe sidomos se çfarë llogarish ka hapur në rrjetet sociale, por fëmijët sot janë edhe më të avancuar se vetë prindërit e tyre’.

Në lidhje me videot në Tik – Tok, Duleviç u shpreh që ajo që vëmë re është që mosha e vogël i quan këto video si qesharake, por në fakt kjo gjë nuk na çon në përfundime të mira, si për edukimin e rinisë, qoftë dhe në rastin më të fundit të masakrës në Klos.

Sipas Duleviç ekzistojnë mënyra për të fituar para në Tik Tok por nuk duhet harruar që kompania mban më shumë se 70 përqind të fitimeve dhe ai person që fiton, merr vetëm 30 përqind mbrapsht. Rinia po e përdor në mënyrë të përkohshme dhe e shikon më shumë si trend.

‘Kontrolli mund të bëhet shumë thjesht, ka një aplikacion ‘family link’, kontrollon çdo gjë, por mos të harrojmë edhe biseda, mënyra më e mirë është gjetja e mënyrës së komunikimit, prind –fëmijë’, u shpreh Duleviç.

Rrjeti social, që dominon së fundmi, TIK TOK ka një audiencë, youtube, të gjithë vëmendja është tik tok dhe shumica e problemeve është aty./Abcnews.al/ 

Lexo me shume