Inter, Zhang nuk heq dorë: ka besim për akordin me Oaktree për të ruajtur kontrollin_6639fbf402ebd.jpeg

Inter, Zhang nuk heq dorë: ka besim për akordin me Oaktree për të ruajtur kontrollin

Në pritje të festojë yllin e dytë, tani një hap larg, Steven Zhang punon nga zyrat e tij kineze për të mbajtur fort Inter. Skadenca e huazimit me Oaktree është shumë afër (20 maj) dhe kontaktet me fondin kalifornian janë intensive. Pronari zikaltër është i bindur se mund të mbetet ende në drejtimin e ekipit milanez.
Si? Duke mos rimbursuar shifrën e lartë, e cila tashmë është rritur në 350 milionë euro (me interesat), por duke rinovuar kredinë me një horizont më të shkurtër kohor. Një deri në dy vjet të tjera, me një rritje të normës së interesit, aktualisht e barabartë me 12%. Puna e rehabilitimit që po zhvillohet aktualisht nga pronarët kinezë vlerësohet shumë nga fondi kalifornian dhe vazhdimi i gjendjes aktuale do t’u mundësonte të dyja palëve të përfshira të shohin evolucionin e çështjes së ndërlikuar të lidhur me stadiumin.
DETAJET DOMETHËNËSE
Zhang, i cili nuk ndalet së ndjekuri nga afër ngjarjet e përditshme të Lautaro dhe shokëve të tij të skuadrës përmes kontakteve të vazhdueshme me drejtuesit, ka besim se do të jetë ende në krye të Inter në qershor. Nuk është rastësi që ai ka dhënë tashmë udhëzimet për merkaton dhe mbi të gjitha ka dhënë miratimin e tij për rinovimet, për të mos thënë të kushtueshme, të liderve Lautaro dhe Barella. Të rëndësishme, në fakt, duke qenë se Toro dhe sardi do të bëhen lojtarët më të paguar në skuadër.
Lexo më tej: Koha po skadon, ditë vendimtare për të ardhmen e Inter: “Zhang kërkon partnerë”
Një mënyrë për t’i blinduar ato të paktën deri në vitin 2028 dhe për t’i distancuar nga klubet e mëdha europiane, të gatshme për të bërë blerjet e tyre në Via della Liberazione me shumë miliona. Ndoshta vetë Steven do të kujdeset personalisht për të sapo të shkelë në Milano. Sigurisht, jo në afat të shkurtër duke qenë se, shkruan La Gazzetta dello Sport, sipërmarrësi i ri oriental nuk pritet të mbërrijë në Itali me rastin e festës së kampionatit për arsye personale.

Burimi