Interepelancë me ministren e Turizmit, Zhupa: Duhet të kishit dhënë dorëheqjen! Kumbaro: Turizmi këtë vit më mirë se çdo vit tjetër

Deputetja Ina Zhupa gjatë interpelancës me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro listoi dështimet e qeverisë gjatë sezonit turistik.

Zhupa tha se ministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas rastit të rëndë të Potamit, ku ndërroi jetë një 10-vjeçare.
“Mirela duhet të kishte dhënë dorëheqjen, pas rastit të Potamit, nga dështimi I kryerjes së funksioneve, se e dini në çfarë është përgjegjëse ministrja, për dhënien e licencave motorike ujore, për distancën e plazhistëve, për rrethimin me tapat mbrojtëse. A ka një farë përgjegjësie, sigurisht që po, ajo shkonte natën për të inspektuar për plehrat, por ditën Durrësi lëngonte nga plehrat. Plazhi thotë duhet të ketë ujë të testuar për pastërtinë, që sigurisht plazhet tona nuk e kanë, duhet të ketë hartë plazhi, janë 32 kritere, por unë do t’ju tregoj kriteret të lidhura me keqqeverisjen. Po të kishte shërbim shpëtimi nuk do të kishim vdekjet. Në plazh ka dushe që janë të certifikuara, shërbim banjosh, këto janë të gjitha që I bën publiku, nëse I merr private I bën pasi bën një kontratë me shtetin, ka informacione për ekosistemin e plazhit, plazhi që I kalon këto duhet t’i ketë të mbledhura mbeturinat, jo t gjejmë një kosh në fund të plazhit”, tha Zhupa.

Kurse Kumbaro iu kundërpërgjigj duke u shprehur se turizmi këtë vit është më mirë se çdo vit tjetër.
“Edhe muaji tetor konfirmohet më mirë se një vit më parë se rezervimet vijojnë ende. Kroçera e parë mbërriti në 8 prill, kemi një rikthim të turistëve nordikë, por edhe nga Evropa Qendrore edhe turistët spanjollë apo atyre italianë që erdhën më shumë se një vit më parë. Këtë verë u rikonstruktuan të gjitha pikat turistike në Sarandë, në Sarandë dhe Ksamil 25 mijë shtretër. Në dy muajt e pikut janë marrë 27 masa administrative, brenda Sarandës kanë qenë plazhe publike model të gjitha të administruara nga bashkia. Ministria e Turizmit ka nisur punën për vitin 2023, e kemi nisur që në fundin e gushtit, në datën 1 nëntor faza aplikimit për subjektet që prodhojnë ekonominë. Janë masa jo vetëm ndihmojnë për të administruar plazhin dhe bregdetin, jemi mësuar të flasim për pushime, por në kufijtë me rregulla është një degë e re e ekonomisë,, turizmi jo vetëm ka qenë më i mirë se çdo vit, kjo tregon që organizmi i zonave turistike e bëjnë Shqipërinë vërtet ashtu siç e ka vënë edhe Organizata Botërore e Turizmit, janë shifra që I nxjerr, të parin vend në botë për rikuperimin e turizmit me 19% më shumë krahasuar në vitin 2019”, tha Kumbaro.

Top ChannelLexo me shume