Interi merr një fitore spektakolare në “frymën e fundit” ndaj Fiorentinës (VIDEO)

Interi ka arritur një fitore spëktakolar 4-3 në “frymën e fundit” kundër Fiornetinës, duke vijuar ecurinë fantastike të javëve të fundit.  Nicolo Barella zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 2-të, pas një asisti që mori nga Lautaro Martinez. Ky i fundit ishte më i miri në fushën e lojës, teksa në të 15-të do të realizonte një super gol me një goditje të saktë brenda zonës.

Fiorentina reagon dhe në minutën e 33-të do të rihapte ndeshjen em Cabral nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë, ekipi vjollcë është më dominues, teksa në minutën e 60-të do të gjente golin e barazimit me një super gol të Ikone.

Gjihthsesi gëzimi i vendasve zgjati pak minuta pasi Lautaro do të rikthente sërish Interin në avantazh, por këtë herë me një penallti të ekzekutuar në perfeksion. Në minutat e fundit zikaltrit u tërhoqën shumë duke i dhënë mundësinë Fiorentinës që të barazonte me Jovic në fundin e kohës së rregullt.

Gjithdesi emocionet nuk përfunduan këtu, pasi në minutën e 95-të, pas një kundërsulmi të shpejt, Interi do të shënonte dhe golin e katërt me Mkhitaryan që ishte me shumë fat, pasi u ndihmua nga një top i larguar keq nga një mbrojtës. /R.Lika-Koha Jonë/

Lexo me shume