Inzaghi me sytë nga Lukaku, Asllani rikthehet titullar në fundjavë

Pas barazimit spektakolar 3-3 në “Camp Nou”, që e afroi edhe më shumë me kualifikimin në fazën e 1/8-ave, Interi kthen vëmendjen nga kampionati, kun ë fundjavë e prêt një sfidë e lehtë në letër, ajo ndaj Salernitanës.

Përveç moralit të lartë, Inzaghi prêt t’i rikthehet në dispozicion edhe sulmuesi argjentinas Joaquin Correa, i cili ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe do të jetë në dispozicion për të luajtur të paktën një pjesë ndaj skuadrës nga Salerno.

Përveç Correas, pritet me interes edhe testi I Lukakur në stërvitje, pasi Inzaghi shpreson që ta ketë të paktën në pankinë, megjithatë nuk do të rrezikohet kurrsesi, pasi te Interi shpresojnë që sulmuesi belg të jetë rikuperuar plotësisht për sfidën ndaj Vitoria Plzenit.

Ndërkohë në fushë pritet të rimarrë vendin e titullarit mesfushori shqiptar Kristjan Asllani, i cili do të luajë sërish para mbrojtjes, këtë herë me Calhanoglu dhe Barellën nga krahët.

Lexo me shume