Inzaghi: Nesër është një finale për ne, duam fitoren

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka prezantuar ndeshjen e nesërme në Champions League përballë Plzen gjatë një konference për shtyp.

Jeni një hap larg kualifikimit në 1/16, sa e rëndësishme është?

“Ne e dimë se kemi luajtër katër ndeshje në mënyrën më të mirë, por nesër është një finale shumë e rëndësishme për ne. Jemi në të njëjtat kushte si vitin e kaluar, me një grup më të vështirë dhe me mundësinë për të shënuar një objektiv kryesorë.

Mendoni se duhet të rregullohet faza mbrojtëse në këtë proces?

“Po, për mbrojtësit që kemi dhe skuadrën që kemi, faza e mosposedimit të vitit të kaluar, e cila ishte mbrojtja e dytë më e mirë në ligë, duhet përmirësuar. Kur flasim për fazën e mbrojtjes, e kam fjalën për të gjithë ekipin.”

A do të thirret Lukaku? Çfarë mund të përmirësohet në fazën sulmuese?

“Nëse konfirmon stërvitjen e djeshme dhe tre të mëparshmet, do të thirret. Ai po punon me shumë entuziazëm dhe shumë dëshirë, stërvitja e sotme ende mungon por ai është në rikuperim të qartë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai humbi dy muaj dhe ishte një humbje e rëndë për ne. Por sulmuesit e tjerë kanë bërë mirë gjithmonë, duke e ditur se në futboll gjithmonë mund të përmirësohesh. Ne kemi shënuar gjithmonë, përveç ndaj Bayernit.”/ h.ll/abcnews.al

 

Lexo me shume