Inzaghi: Plzen dominon ligëm duhet vëmendje maksimale

Simone Inzaghi analizon situatën në “Amazon Prime” pak orë nga ndeshja e madhe sot për zikaltërit.

“Ne e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje. Ne përballemi me një skuadër që po dominon kampionatin e saj dhe që na krijoi vështirësi në ndeshjen e parë. Ne do të duhet t’i kushtojmë vëmendje maksimale, ata kanë lojtarë fizikë që dinë se si të mbrohen dhe të krijojnë raste.

Skualifikimi im? Më vjen keq që nuk do të ndodhem aty në fushë për djemtë e mi, por kam një staf profesionist që do më zëvendësojë”, është shprehur Inzaghi./ h.ll/abcnews.al

Lexo me shume