​Irani ka nisur ndërtimin e një reaktori të ri kërkimor bërthamor

Irani ka filluar të ndërtojë një reaktor të ri kërkimor bërthamor 10 megavat në provincën Isfahan.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane IRNA, ndërtimi i reaktorit kërkimor bërthamor në Isfahan filloi me një ceremoni ku mori pjesë edhe kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami.
Reaktori 10 megavat i tipit pishinë, duke përdorur lëndë djegëse bërthamore të pasuruar prej 20 për qind, do të përdoret për testimin e karburanteve bërthamore, prodhimin e radioizotopeve mjekësore dhe industriale dhe zhvillimin e kërkimeve dhe aplikimeve të rrezeve neutronike, thuhet në lajm.

Reaktori i kërkimit bërthamor do të vendoset brenda Qendrës së Teknologjisë Bërthamore në Isfahan e cila është një nga objektet më të mëdha bërthamore në vend, shkruan ATSH.

Top ChannelLexo me shume