Irani pritet të furnizojë Rusinë me raketa balistike

Pasi dyshimeve se ka furnizuar me dronë Rusinë për t’i përdorur në lufën kundër Ukrainës, Irani tani do të furnizojë Kremlinin me raketa balistike, sipas zyrtarëve të sigurisë për Washington Post, shkruan skynews.

Muajin e kaluar, qeveria iraniane dërgoi disa zyrtarë në Rusi për të rënë dakord mbi kushtet përfundimtare të eksporteve të armëve, sipas zyrtarëve të sigurisë së SHBA-së dhe aleatëve.

Armët e reja thuhet se do të përfshijnë dy raketa balistike me rreze të shkurtër – Fateh-110 dhe Zolfaghar  si dhe dy lloje të raketave iraniane tokë-tokë. Irani po përgatitet gjithashtu të dërgojë në Rusi një numër të madh të Shahed-136, ose siç njihen “dronë kamikaze”, sipas zyrtarëve.

Ministrat e jashtëm europianë do të diskutojnë dërgesat e dronëve iranianë në Rusi dhe mund të arrijnë në një marrëveshje politike për sanksionet e ardhshme në lidhje me një vendim të tillë.

Franca dhe Gjermania, të dyja palët në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin, e kanë bërë të qartë se besojnë se sanksionet e reja në lidhje me dronët e përdorur nga Rusia janë të nevojshme dhe se transferimi i dronëve duhet të shihet si shkelje e rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në javët e fundit, Ukraina ka raportuar një varg sulmesh ruse duke përdorur dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani.

Por Irani ka mohuar furnizimin me dron në Rusi, ndërsa Kremlini nuk ka dhënë asnjë koment.

/abcnews.al

Lexo me shume