Irlanda urdhëron mbylljen e ‘stacionit kinez të policisë’ në kryeqytetin Dublin (fotot)

Ai që njihej si një “stacion i policisë kineze” në qendër të Dublinit është urdhëruar sot të mbyllet nga autoritetet irlandeze pas presionit të grupeve të të drejtave të njeriut.

Stacioni i Shërbimeve të Jashtme të Policisë së Fuzhou u hap në fillim të këtij viti në një rrugë pedonale ku kishin zyrat e tyre dhe organizata të tjera kineze.
Fuzhou është një qytet i provincës kineze të Fujian.

Autoriteet kineze thonin se zyra ofronte shërbime për qytetarët kinezë në Irlandë si rinovim pasaportash apo lejesh drejtimi automjeti.
Por prej ditësh mediat perëndimore kanë folur për të tjera aktivitete të këtyre zyrave në Evropë, siç janë ato të mbikëqyrjes e kontrollit të disidentëve kinezë jashtë vendit, si dhe të fushatave për të bindur emigrantët të kthehen në Kinë.
Raporti shtonte se autoritetet kineze nëpër botë “i shmangen bashkëpunimit dhe rendit ligjor ndërkombëtar, duke krijuar mekanizma paralele policore që përdorim metoda ilegale”.
Ambasada kineze në Dublin mohon të ketë shkelur rregullat.
Dje ministria e jashtme e Irlandës tha se asnjë autoritetet nuk i kishte kërkuar leje për hapjen e një “stacioni policie”.
Zhvillimi vjen në një kohë të tjera akuzash nga vendet evropiane që akuzojnë se qendra të tilla të Pekinit krijohen për të mbajtur nën mbikqyrje elementët disidentë në vendet e tjera.
Ministria e jashtme e Holandës tha me heret se dy stacionet administrative kineze atje janë teknikisht ilegale: “Ne po hetojmë se çfarë saktësisht po bëjnë ato dhe do të marrin veprimet e përshtatshme”.
Grupi i të drejtave të civile në Spanjë, Safeguard Defenders, në një raport të shtatorit , sugjeronin se agjencitë policore të Fuzhou e Qingtian kishin hapur dhe vënë në veprim 54 “qendra të huaja shërbimesh” në 25 qytete të 21 shteteve të huaja.
Në raport thuhej se shumica e tyre ishin në Evropë, duke përfshirë nëntë në Spanjë, katër në Itali, tre në Francë, dy në Holandë e dy në Britani, me objektiv gjithashtu “bindjen” e disidentëve për t’u kthyer në Kinë.

FOTO GALERI
1/3

Në fillim të muajit në Britani, një protestues nga Hong Kong u dhunua nga disa njerëz që dolën nga konsullata kineze në Manchester

Top ChannelLexo me shume