Ish-avokati i Trump: Më dha 130 mijë dollarë për Stormy Daniels

Ish-Presidenti Amerikan, Donald Trump ndodhet në vështirësi dhe i vetëm përballë akuzave, të cilat e implikojnë atë për dhënien e 130 mijë dollarëve kundrejt heshtjes të yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels. Ka qenë ish-avokati i tij, Michael Cohen i cili ka pranuar përpara gjykatës së Nju-Jork, se ka marrë nga Trump shumën e 130 mijë dollarëve për t’ia dhënë ato Stormyt Daniels.“Thjesht bëje. Kështu më tha Trump. Ai vetë më udhëzoi se si të gjeja mënyrën për t’i paguar aktores shumën që duhej, në mënyrë që aktorja të heshtte gjatë dhe të mos prishte fushatën e Trump të vitit 2016”, tha Michael Cohen, ish Avokat i Donald Trump.
Mbrojtja e Trump ka sugjeruar se pagesa për Daniels kishte për qëllim të mbronte familjen e tij nga skandali. Por Cohen gjatë dëshmisë tha se Trump dukej i shqetësuar vetëm për efektin në fushatën e tij.
“Ai nuk po mendonte për Melania. Kjo ishte e gjitha për fushatën. Ai më tha se kjo është një fatkeqësi, një fatkeqësi totale. Gratë do të më urrejnë, Djema, ata mendojnë se është mirë, por kjo do të jetë një fatkeqësi për fushatën”, Michael Cohen, ish Avokat i Donald Trump.Dëshmia e Cohen mbështet pretendimet e prokurorisë së Nju-Jork, se Trump ka shkelur ligjin duke falsifikuar të dhënat e biznesit për të fshehur pagesën e parave që Cohen tha se ka bërë në drejtimin e Trump.
Trump është deklaruar i pafajshëm dhe mohon të ketë pasur ndonjë lidhje me Stormy Daniels.
Gjyqi i Manhatanit shihet gjerësisht si më pak i rëndësishëm se tre hetimet e tjera me të cilat përballet Trump, ku përfshihet edhe përpjekja e ish Presidentit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 përdorimin e dokumenteve të falsifikuara par largimit nga detyra.

Burimi