Ish-dhëndri i Bernie Ecclestone thotë se prej martesës me të bijën duhet të merrte kokainë çdo ditë – gjyqi (fotot)

James Stunt u përlot tre herë sot në gjyq teksa tregonte se duhet të merrte kokainë çdo ditë për dy vjet me radhë, por refuzonte zhurmat se ishte një dhëndër i llastuar në familjen e miliarderit.

Aristokrati quante gjithashtu ish-vjehrrin e tij, pronarin miliarder të Formula 1, Bernie Ecclestone, “kontrollues”, teksa u paraqit për herë të parë në gjyqin e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.
Stunt, i cili ishte martuar me bijën e Bernie, Petra, akuzohet se ka qenë pjesë e një operacioni për pastrimin e rreth 300 milionë dollarësh, së bashku me shtatë të tjerë.

Dy muaj më parë u publikuan pamjet skandaloze ku Stunt dhe bashkëpunëtorët e tij shiheshin të numëronin pirgje te mëdha me para brenda një argjendarie në Bradford në veri të Britanisë.
Ai përmendi i emocionuar në gjykatën e Leeds, vdekjen e të vëllait Lee, i cili supozohet si i përfshirë në skemë.
Stunt tha gjithashtu se e donte gruan e tij dhe jo llogarinë e saj bankare, kur prokurorët sugjeruan se divorci nga Petra do të thoshte për të se “lumi i parave” të familjes së saj, po thahej.
Biznesmeni tha: “Kisha një grua shumë të pasur dhe po më ecte mirë dhe vetë”.
“Unë s’mund të krahasohem me Bernie Ecclestone – ai është një nga më të pasurit në botë.”
Stunt shtoi se ish-vjehrri ishte “shumë kontrollues” ndaj martesës së tyre.
Ai shtonte se lindi tre fëmijët e tij me Petra në Britani, “për arsye taksore” cka u vendos nga Bernie.
Stunt shpjegonte: “Kjo ishte kundër dëshirave të mia dhe të Petras por ishte ky pushteti që Bernie kishte mbi martesën tonë.”
Ai tha më tej se krijoi varësinë ndaj kokainës pas vdekjes së vëllait të tij Lee në vitin 2016.
Stunt tregonte gjithashtu për varësinë nga bixhozi, duke zbuluar se nganjëherë luante deri në 5 milionë paundë në natë dhe të humbiste rreth £400,000.
Kur u pyet nga prokurori Richard Fisher nëse e bënte për të tërhequr vëmendje, Stunt tha: “Nuk jam një Kardashian, nuk bëja gjë për famë. Kisha para, isha martuar me bijën e një burri të famshëm. Unë e doja atë, nuk doja llogarinë e saj bankare”.
Ai pranonte se shpërdoronte por jo me dashakeqësi, duke thënë: “Jam në përgjithësi dhënës, jo marrës”.
Më herët në gjyq u tha sesi thasë me para silleshin në zyrat e tij të kompanisë  Stunt & Co në Londër.
Stunt më pas i depozitonte në Bradford te këmbyesit e floririt Fowler Oldfield.
Prokurorët argumentojnë se “ishte e qartë që paratë ishin kriminale”.
Në pamje të kamerave të sigurisë së publikuara me herët shihej sesi Stunt dhe bashkëpunëtorët e tij numëronin malet me para në zyrat e argjendarisë.
Stunt u martua me Petra në 2011 dhe kanë tre fëmijë së bashku, para se të ndaheshin gjashtë vjet më vonë.
Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
1/9

James Stunt u përlot tre herë sot në gjyq

Top ChannelLexo me shume