Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre

Ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato është paraqitur sot paradite në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku i është komunikuar akuza për shpërdori  detyre, pas kallëzimit të bërë nga kompania e ndërtimit të rrugëve, “Gjoka Konstruksion”. Kallëzimin kjo kompani e ka bërë për kohën kur ish-ministrja ka qenë në krye të ARRSH-së dhe kur është realizuar tenderi për rrugën Kardhiq-Delvinë.

Sipas kompanisë, Qato e ka skualifikuar padrejtësisht nga gara ndërsa kërkoi që ndaj saj të ngrihej akuza për shpërdorim detyre.

Qato u thirr paraditen e 3 tetorit në SPAK, ku qëndroi rreth 2 orë dhe pasi doli tha se ishte marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit si ish-drejtoreshë e ARRSH, lidhur me procedurat e ndërtimit të aksit Kardhiq-Delvinë.

Lexo me shume