Ish-drejtori i ARRSH del nga SPAK pas 30min! Dashamir Xhikës tregon për mediat se për çfarë u pyet_66432fd09cbb2.jpeg

Ish-drejtori i ARRSH del nga SPAK pas 30min! Dashamir Xhikës tregon për mediat se për çfarë u pyet

Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka qëndruar rreth 30 minuta brenda ambienteve të SPAK dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohen kur drejtonte ARRSH-në.
Dashamir Xhika, ish-drejtori i ardhur nga radhët e LSI-së në kohën e qeverisjes PS-LSI, në 4 shkurt 2018 u arrestua për abuzime me segmentin rrugor Elbasan-Gjinar. Gjithashtu në atë kohë u arrestuan edhe Albens Alite e Aksel Qurduka, ish-drejtues të Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Por ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika u lirua më 23 nëntor 2023 pas një vendimit të togave të Gjykatës Penale që ndryshuan masën në “arrest shtëpie”.
Hetimet nisën pas një auditimi që bëri në atë kohë Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës, i cili u përmbyll duke llogaritur një dëm prej rreth 54 milionë dollarësh me kontratat abuzive të aksit rrugor. Ndaj 3 ish zyrtarëve u ngritën akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, të kryer në bashkëpunim.
Sipas kallëzimit të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës, dorëzuar në dhjetor të vitit 2017 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Xhika dhe dy ish-zyrtarët e tjerë, veçmas dhe në bashkëpunim, kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan.
Ky fakt ka shkaktuar pasoja të rënda për interesat e Buxhetit të Shtetit, si dhe ka krijuar kushte për përfitime të padrejta materiale nga subjekte juridike private. Procesi i auditit konstatoi efekte financiare me dëm ekonomik në vlerën 53,983,340 dollarë.
 

Burimi