Ish-eurodeputeti gjerman flet nga shtëpia e Berishës: Nuk mbahet i arrestuar lideri i opozitës…_6643b8079ad86.jpeg

Ish-eurodeputeti gjerman flet nga shtëpia e Berishës: Nuk mbahet i arrestuar lideri i opozitës…

Ish-eurodeputetit gjerman i CDU-së, Elmar Brook ka mbërritur në Tiranë në një moment tepër të rëndësishëm politik dhe jetësor. Në ditën e ditëlindjes së tij, a ka vendosur ta festojë me liderin e opozitës shqiptare, i cili mbahet në arrest politik nga pushteti i Edi Ramës.
Politikani i rëndësishëm europian ka surprizuar mbështetësit e liderit të opozitës ku është shfaqur në ballkonin e shtëpisë së tij dhe ka mbajtur një fjalë para tyre.
Elmar Book ka vlerësuar arritjet politike të kreut të PD, Sali Berisha, për të cilin ka ndarë konsiderata të larta për të. Ai tha se një vend që aderon për t’u bërë pjesë e BE-së nuk mund të mbajë të arrestuar liderin e opozitës të mos marrë pjesë në Parlament, si i zgjedhur i popullit, pa një vendim gjykate të formës së prerë.
Imuniteti nuk mund te merret pa një vednim gjykate, u shpreh Brook.
Duke folur në tubimin qytetar, Berisha ka përshëndetur politikanin Elmar Brok dhe u shpreh se, ai ka zgjedhur të ndajë ditëlindjen së bashku me ne si një ogur shprese, si një mbështetje e fuqishme e idealeve tona evropiane.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta qëndrestarë dhe qëndrestare, guximtarë dhe guximtare, misionarë të vërtetë të lirisë, dinjitetit, shpresës dhe fitores.
Të dashur miq, më lejoni që në emër tuaj dhe të PD të shpreh mirënjohjen më të pakufishme mikut të shquar të kombit shqiptar, personalitetit të njohur të partisë së Helmut Kohlit, ish-drejtuesit prej rreth 20 vitesh të Komisionit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Europian, zotit Elmar Brok.
Të dashur miq, zoti Brok na ka nderuar sot në një ditë të veçantë të jetës së tij.
Ka zgjedhur të ndajë ditëlindjen së bashku me ne si një ogur shprese, si një mbështetje e fuqishme e idealeve tona evropiane, e përpjekjeve tona për integrimin e Shqipërisë në Europë”, u shpreh Berisha.
 

Burimi