Ish-partnerit të së ndjerës Anne Heche i mohohet kujdestaria e birit të tyre 13-vjeçar, dhe trashëgimia vetëm $400,000 e aktores (fotot)

Ish-partneri i aktores amerikane Anne Heche, James Tupper i është mohuar kujdestaria e djalit 13-vjeçar të çiftit dhe mund të humbasë betejën dhe për trashëgiminë e të ndjerës.

Gjykata e Los Angeles refuzoi peticionin e Tupper për t’u bërë kujdestar i djalit të vogël të Heche, Atlas, i cili ishte në gjykatë me të atin.
Në një tjetër humbje për aktorin kanadez, gjykatësi tha se me shumë gjasa biri i madh i të ndjerës do të jetë administrator i trashëgimisë së nënës.

Tupper u ankua te gjykatësi duke thënë: “Nuk besoj se vëllai i tij i madh do të kujdeset për interesat e të voglit. Ai e ka trajtuar si armik dhe marrëdhënia e tyre do të shkatërrohet përgjithmonë.”
Zhvillimet vijnë pasi zbulimeve se pasuria e aktores së ndjerë ishte vetëm një fraksioni milionave që besohej se zotëronte.
Aktorja amerikane vdiq disa ditë pas një aksidenti të pashpjeguar ku përplasi makinën e saj Mini Cooper me një shtëpi në Los Angeles, teksa në pamjet e publikuara nga aksidenti ajo shihej që futej me forcë në ambulancën që e çonte në spital.

Me heret, deklaratat e publikuara për pasurinë e Heche, e llogarisnin atë në $4milionë.
Në 2021 aktorja kishte shitur një shtëpi në Silver Lake, Los Angeles për rreth $2 milionë, ndërsa raprotohej se zotëronte një tjetër shtëpi në zonën Hancock Park-Wilshire në Los Angeles me vlerë rreth $4 milionë.

FOTO GALERI
1/7

Ish-partneri i aktores amerikane Anne Heche, James Tupper i është mohuar kujdestaria e djalit 13-vjeçar të çiftit

Top ChannelLexo me shume