“Ishim në kafe dhe më herët”, vëllai i autorit të masakrës në Klos zbulon çfarë biseduan: E lamë të takoheshim prapë, s’e dinim që kishte armë (VIDEO)

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Klos, ku metën të vrarë Liri dhe Kenando Shira dhe u plagosën Renado dhe Eglantin Hasula. Autori i kësaj masakre ishte Fiqiri Mjeshtri, i cili pas ngjarjes, u vetëvra.

Vëllai i autorit ka zbuluar se gjakrat mes familjeve nuk u nxehën në momentin që ka ndodhur ngjarja. Ai është shprehur se vetë, bashkë më vëllain dhe Fiqiriun, babain e vajzës që dy djemtë e kishin shantazhuar, ishin takuar dhe më herët atë ditë me Liri dhe Kenando Shira si dhe me Renado dhe Eglantin Hasula. Duke qenë se nuk kishin arritur në konsensus, ata e kishin lënë të takoheshin prapë, por sërish duke mos rënë dakord, Fiqiriu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të personave aty. Fatmiri ka rrëfyer gjithashtu se nuk kishte dijeni se i vëllai kishte armë me vete.

“Isha bashkë me vëllanë dhe rrugës takojmë Shirën, e i thotë vëllait tim Besnikut që hajde pimë një kafe, dua ta pij një kafe me ju po ju presim tek lokali, sa të vijë edhe kushëriri im, vajtëm tre vëllezërit, erdhën edhe ata dy vetë, dje ka qenë takimi I parë, kemi pirë kafe duke diskutuar ,rreth një orë unë dhe vëllai I vogël jemi ngrit nga tavolina, vëllai i madh ka diskutuar që të bëjë rrugën më të duhur, kjo gjë që ka bërë edhe goca nuk ka faj, goca është adoleshente, ka lënë shkollën mendojeni mirë merreni për nuse, do flasim prap do kthej përgjigje më vonë, ne shkuam të hamë drekë dhe vëllai I vogël Fiqiriu më tha që po shkoj tek shpia se vajza ishte shumë e tronditur, vajza ishte në spital në Klos, mirë shko më tha se këtu jemi. Dua të të takoj prap për kafe. Firiqiun e dinim që ka ardh me taku vajzën.  Më tha hajde shikoji se vajza ka marrëdhënie dhe me dikë tjetër, mere dhe atë babanë t’i sqarojmë gjërat më mirë. E ka ofenduar djali i Shirës vajzën, nisën të debatonin dy çunat me njëri-tjetrin, u lamë liri për të folur që të sqaroheshin me njëri-tjetrin, jo e ke pas ti jo e kam pas unë, jo mere ti, jo unë. Nuk e dinim që kishte armë me vete, armë nuk i kam parë asnjëherë, ka pasur çifte me leje, se ka qenë tip më i qetë. I ka thënë nuk marr për nuse dikë që ka lidhje me dy tre çuna, ai në këtë moment është largu, është rrotullu dhe ka qëllu. Po ta kishim kuptu që është serioz revoltimi I vëllait. S’i besova që më thoshte do ta vras, jemi mundu me shumë shpirt, s’e i kam taku prindërit që t’i japim zgjidhje që të mos ndodhte diçka e tillë”, tha Fatmir Mjeshtri.

Lexo me shume