Ishte nisur nga Amerika Latine/ Kapen 208 kg kokainë në kontenierin me banane në Itali

208 kilogramë kokainë e pastër me origjinë nga Amerika e Jugut është sekuestruar në Portin e Livornos në Itali. Lënda narkotike ishte sjellë në Itali në dy konteinerë frigoferikë të ngarkuar me banane, që kishin kaluar nga Ekuadori një muaj më parë.

 

Kontrolli i imtësishëm i disa kontejnerëve bëri të mundur gjetjen e lëndës narkotike, e ndarë në 180 pako të mbështjella me izolant dhe e mbuluar me një shtresë plumbi, truk i përdorur nga narkotiktrafikantët për të ruajtur më mirë drogën dhe për të shmangur kontrollet teknike, por i padobishëm në këtë rast.

 

Nëse do të hidhej në treg, një sasi e tillë kokaine do të kapte vlerën e rreth 60 milionë eurove.

 

Mediat italiane kanë publikuar lajmin por nuk jepen detaje, se cili ihste destinacioni I fundit I lëndës narkotike apo personat e përfshirë.

Lexo me shume