Isli dhe Ledia surprizojnë jurinë, flirtojnë në një Cha Cha

Si një kameleon që ishte javën e shkuar, Isli Islami është shndërruar në një imazh mjaft tërheqës këtë javë, nën petkun që i jep “Cha Cha Cha.

Komentet e jurisë ishin mjaft pozitivë, të cilët u treguan mjaft të emocionuar dhe të prekur nga përmirësimi i dhe puna e dyshes.
“Ajo që unë pashë ishte kërcimi që përcolle me një lirshmëri normale”– tha Kleidi Kadiu

“Unë u preka, sepse ky është spektakël por mua më motivon fakti që keni bërë ndryshim e keni punuar, mua kjo më frymëzon”- tha Dalina.
Totali i pikëve që mori çifti mbrëmjen e sotme ishte 32 pikë duke barazuar me Elhaidën dhe Ledianin e duke ndarë vendin e parë bashkë
Dalina Buzi 7 pikë, Armand Peza 8 pikë, Kleidi Kadiu 8 PIKë, Valbona Selimllari 8 pikë.
Nëse Isli dhe Ledia  janë të preferuarit tuaj mund t’i mbështesni ato me tekstin Vip13.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ndryshe nga javën e shkuar, këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

Top ChannelLexo me shume