Isli Islami “djeg” skenën e DWTS, por performanca pritet me kritika nga juria

Pasi shkëlqeu javën e shkuar dhe fitoi zemrat e jurisë me sensualitetin e tij, Isli Islami surprizoi sërish këtë mbrëmje në një “Rumba” jo të lehtë.

Nën krahët e balerinës profesioniste, Ledias, Isli performoi nën ritmin e këngës ikonike të Ponit, “Si trëndafil”.
Megjithatë, nuk munguan kritikat nga juria e Dancing With the Stars.

“Të them të drejtën kisha më shumë pritje, duke pasur parasysh natën që kaloi. Padjeshka u realizua shumë mirë”- ishte kritika e kryetarit të jurisë, Kledi Kadiut.
“Unë pash vetëm një moment pasigurie, por më pëlqen mënyra sesi ti e ndjen kërcimin. Je shumë i aftë dhe po na e tregon çdo ditë këtë gjë”– ishte komenti i Valbona Selimllarit.
“Nuk do të qaj më, por figura jote është fantastike. Unë kam çfarë të shtoj. Ishte shumë e fortë Ledia mbi ty”- tha Dalina Buzi.
“Ledia ishte e sigurt në duart e tua. Kjo ishte armë e fortë”– ishte komenti i Armand Pezës.
Nga 32 pikë që grumbulloi javën e kaluar, Isli dhe Ledia me kodin ‘Vip13’ këtë herë morën 27 pikë.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Si javën e kaluar, edhe këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën.

FOTO GALERI
1/10

Top ChannelLexo me shume