Itali/ Mblidhet Parlamenti i ri, themeluesi i “Frateli di Italia” zgjidhet në krye të senatit

Themeluesi  i “Frateli di Italia”, Ognazio La Russa i partisë nacionaliste me rrënjë fashiste është zgjedhur në krye të senatit, në të parën mbledhje të dy dhomave të Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 shtatorit.

 

 

Seanca u hap  nga senatorja e përjetshme dhe më e vjetër Liliana Segre, e mbijetuar e holokaustit. 75-vjeçarja u zgjodh me 116 vota, kur nevojiteshin 104 me një shumicë të thjeshtë.

 

 

Votimi i fshehtë  solli në krye të senatit La Rusan, pasi Berlusconi urdhëroi senatorët e partisë së tij “Forza Italia” të mos e votojnë.  Në këtë mbledhje të parë pati  debate mes ish-kryeministrit dhe kreut të ri të senatit.  Mosmarrëveshjet lidhen me pakënaqësitë e Berlusconit për postet ministrore në qeverinë e re.

 

Përçarjet u shfaqën edhe në dhomën e ulët ku pavarësisht kandidaturave të shumta, dështuan dy raundet e para të zgjedhjes së kreut të ri. Kushtetuta parashikon që qeveria e re të zgjidhet pa mbaruar muaji tetor.

Lexo me shume