Italia kërkon ullinjtë shqiptarë/ Programi për të kthyer në eksportues, 11 milionë rrënjë ullinj_6639eb0fb307e.png

Italia kërkon ullinjtë shqiptarë/ Programi për të kthyer në eksportues, 11 milionë rrënjë ullinj

11 milion rrënjët e ullirit do të kthehen në një të mirë ekonomike për fermerët tanë. “Të gjithë historinë e suksesit me perimet duam ta reflektojmë me vajin dhe ullirin”, u shpreh zv/ministri i Bujqësisë Enio Civici.
Ka qenë Italia ajo që ka treguar interesin e parë për vajin e ullirit nga Shqipëria. Por para se të arrihet kjo marrëveshje tregtare, ata duan të mësojnë mbi sasinë dhe cilësinë e vajit të ullirit që prodhohet në vendin tonë.
“Faza e parë identifikimi. Ekziston një grup teknikësh specialistësh të komanduar nga Ministria e Bujqësisë, i cili po shkon në të gjithë Shqipërinë, për të matur nivelin e aciditetit e vajit të ullirit, i cili ndodhet në stoqet e fermerëve. Faza e dytë është ajo e mundësimit të ofertës së përpunimit tashmë në vendin tonë. Dhe këtyre blerësve do t’u paraqitet oferta në momentin që është gati dhe do të zhvillohet blerja në bazë të ofertave që ata kanë “, u shpreh Civici.
Për herë të parë në programin IPARD ullirit dhe vajit do t’i dedikohet një masë e posaçme, më qëllimin e vetëm që ne të prodhojmë vaj me standardet e sigurisë ushqimore, që kërkon BE.
“Kur të vijë prodhimi i vitit 2023, ne do të kemi më të qartë edhe kush do të përpunojë sepse do të kemi marrë kërkesat dhe aplikimet në IPARD III, por njëkohësisht do të kemi dhe blerësit në Itali, mbi sasitë dhe llojin e vajit të ullirit që ne prodhojmë dhe mbi të gjitha se çfarë ne mund të ofrojmë në vazhdim, me qëllimin që dhe fermerët tanë ta kenë tregun gati”, u shpreh zv/ministri i Bujqësisë.
Që vaji shqiptar të ketë një raft të vetin në maketet europiane, fabrikat e ullirit duhet të ndjekin rregullat e përpunimit që kërkojnë specialistët italianë.

Burimi