Italia, me të parën kryeministre femër në histori: Meloni bën betimin

Tashmë është zyrtare: Italia do të ketë parën kryeministre femër në historinë e saj. Georgia Meloni, liderja e partisë së ekstremit të djathtë, “Vëllezërit e Italisë”, fituese e zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, do të drejtojë qeverinë e re të koalicionit bashkë me dy partitë konservatore të Silvio Berluskonit dhe Matteo Salvinit.

Meloni bëri sot në presidencën italiane betimin në praniënë e kreut të shtetit, Sergio Mattarella, e pas saj të gjithë ministrat me radhë. Janë 24 të tillë, 18 burra dhe 6 gra.

Italia ka për herë të parë jo vetëm një grua, por edhe ekstremiste të djathtë. Një ditë më parë, Meloni u mandatua nga Mattarella në Romë me krijimin e qeverisë dhe paraqiti listën e kabinetit qeveritar. Të dielën do të kryhet dorëzimi i detyrës nga kryeministri, Mario Dragji tek Giorgia Meloni. Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër do të jetë euro-politikani Antonio Tajani nga partia konservatore Forza Italia.

Portofolin e ministrit të ekonomisë e Giancarlo Giorgetti nga Lega, i cili ishte gjithashtu edhe në qeverinë e Dragjit. Giorgetti konsiderohet si i moderuar dhe përfaqësues pro europian i Legas. Nuk ka dalë duarbosh as vetë kreu i legës, Matteo Salvini, të cilit i kalon ministria e Infrastrukturës dhe posti i zëvendëskryeministrit, ashtu si edhe Tajani. Votimi i qeverisë së re në parlament është parashikuar të mbahet javën e ardhshme. melon ii fitoi zgjedhjet mbi një fushatë të ngritur në premtime të tilla si mbështetje për vlerat e familjes tradicionale e bllokimi i anijeve të emigrantëve.

Triumfi i saj tregoi se joshja e nacionalizimit mbetet e fortë në politikën italiane, ndërsa zotimi i saj për ta çuar vendin në një kthesë të fortë nga e djathta ende i lë shumë të pasigurt se çfarë do të ndodhë më pas. Meloni është kujdesur të hedhë poshtë zërat e frikësuar, se fitorja e FDI-së do të çojë në një kthesë autoritare të Italisë apo në daljen e Italisë nga Bashkimi Europian apo eurozona. President ii këshillit Europian, Charles Michel, kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe presidentja e Parlamentit Europian, Robert Metsola ishin ndër të të parët që e uruan për detyrën e vështirë që ka marrë përsipër, por po kaq i shpejtë u tregua edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban i cili e quajti këtë një “ditë të madhe për të djathtën europiane”!/ TCH

Lexo me shume