Izraeli: Ka informacione mbi dronët iranianë të përdorur në Ukrainë

Presidenti izraelit Isaac Herzog pritet të ndajë informacione zbulimi në lidhje me dronët iranianë që po përdoren nga forcat ruse në Ukrainë, gjatë një takimi të mërkurën me presidentin amerikan Joe Biden.

Zyra e zotit Herzog tha se Izraeli disponon imazhe të provave me dronë që Irani ka kryer në vitin 2021, të cilët duket të jenë të ngjashëm me dronët e rrëzuar në Ukrainë.
Kievi dhe Perëndimi kanë thënë se gjatë sulmeve të fundit ndaj qyteteve ukrainase, përfshirë Kievin, Rusia ka përdorur dronë iranianë të tipit Shahed-136.

Teherani ka mohuar të ketë furnizuar Rusinë me dronë dhe kjo e fundit gjithashtu ka mohuar të ketë përdorur dronë të tillë në Ukrainë./ Zëri i Amerikës.

Top ChannelLexo me shume