Jashanica: Sulmuesit duhet t’i kishin shfrytëzuar rastet, na ndikoi edhe lodhja

Duke folur pas humbjes 1-2 ndaj Sivasspor-it në “Fadil Vokrri”, mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica theksoi se sulmuesit duhet t’i shfrytëzonin rastet dhe jo t’i shpërdoronin ato.

Më tej, duke folur për emisionin “Zona Gol” në “SuperSport” Jashanica theksoi se ndikuan shumë fakto në humbje, përfshirë lodhjen nga ngarkesa e madhe.

Çfarë nuk shkoi sot?Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë lamë goxha territor. Duhet të ishim pak më cinikë te rastet, por nuk është se dua t’jua vë fajin sulmuesve.”

A ndikoi lodhja?Është një ritëm i lartë, pak lodhja dhe në minutat e fundit pak përqendrimi, duhet të ishim pak më të vëmendshëm, i gjithë grupi.”

Ndeshjet e mbetura:Do provojmë deri në fund, nuk kemi ardhur rastësisht këtu, kështu që do provojmë dhe me kundërshtarët e tjerë të marrim pikë.”

Stadiumi plot:Të mbushet stadiumi kaq shumë është një kënaqësi shumë e madhe. I falënderoj të gjithë që kanë qenë këtu dhe që na kanë mbështetur.”

Lexo me shume