Jeni kuriozë të zbuloni se sa shkon vlera marramendëse e pasurisë së Nick Jonas dhe Priyanka Chopra

Nick Jonas është një aktor, këngëtar dhe kompozitor amerikan që fitoi famë globale së bashku me vëllezërit e tij Kevin dhe Joe si yjet e grupit të djemve të Disney Channel, “Jonas Brothers”.

Grupi u nda disa vite më parë, por Nick arriti të vazhdojë të ndiqte karrierën e tij solo dhe hyri në botën e aktrimit. Ai është i martuar me Priyanka Chopra që nga dhjetori 2018 dhe çifti lindi fëmijën e tyre të parë një vit më parë.
Nick Jonas ka një vlerë të përbashkët neto prej 70 milionë dollarësh së bashku me gruan e tij, Priyanka Chopra, sipas website-it të specializuar Celebrity Net Worth. Dasma e tij me gruan e tij tani në dhjetor 2018 erdhi pas vetëm një lidhjeje katër mujore dhe ceremonia e fundjavës në Jodhpur, Indi kishte një kosto të vlerësuar prej 584,000 dollarë për çiftin. Jonas dhe Chopra sapo festuan Diwali-n e parë të vajzës së tyre, një nga festimet më të rëndësishme në hinduizëm.

Në vitin 2018, muaj para dasmës së tij me Priyanka Chopra, Nick Jonas bleu një rezidencë prej 6.5 milionë dollarësh në Beverly Hills dhe në vitin 2019, pothuajse një vit pas martesës së tyre, çifti bleu një shtëpi 20,000 metra katrorë që ka 7 dhoma gjumi dhe 11 banja në Encino, Kaliforni, me vlerë 20 milionë dollarë.

Top ChannelLexo me shume